‘Kërkojmë drejtësi’, babai i Klodian Rashës: Fajtori të shkojë atje ku e meriton

10 Dhjetor 2020 | 06:54

Qazim Rasha, babai i 25-vjeçarit Klodian Rasha pas protëstës së djeshme u shpreh për mediat se nga shteti kërkon vetëm drejtësi. 

“Shteti të bëjë detyrën që i takon. Jemi popull kërkojmë drejtësi, Kërkojmë atë që është për çdo njeri, për çdo qytetar, për çdo shqiptar, për çdo të ri, për çdo të moshuar. Kërkojmë atë që të gjithë të gëzojmë të vërtetën dhe të gjejnë atë shpresë te ligji, te rregulli, tek ajo që është mira për të gjithë, që t’i shërbejë qoftë fëmijës, qoftë të rritur qoftë të moshuarit, që të kemi shpresë të kemi të ardhme”, u shpreh babai i 25-vjeçarit. 

Z.Rasha theksoi më tej se shteti duhet të bëjë punën dhe fajtori duhet të dënohet.

“Qëllimi është të shkëlqejë, qëllimi është të ecë përpara që ta shoh jetën e lumtur, që të gëzojë një ditë të re, të mendojë që vendi është ky, dua ta ndërtojmë dua ta ngremë, ta mbështesim të gjithë.

Si puna e djalit jeni ju të gjithë, të gjithë mendoni si puna ime. Kush është prind e di peshën pak më mirë. Unë nuk i shërbej asnjë politike, unë i shërbej familjes time. Ke familja jam i detyruar t’i them këto, për hir të fëmijës që unë sot e varrosa.

Shteti të bëjë punë e vet, të japë drejtësi, fajtori të shkojë tek vendi i vet, aty ku e meriton. Ne të kemi të kemi një fije shprese”, përfundoi ai.  

Qindra qytetarë dolën dje në protestë për ekzekutimin e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i Policisë së Shtetit.

Me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Sandër Lleshaj, protesta u shoqërua edhe me tensione, ku prej përplasjeve fizike 9 punonjës të rendit mbetën të plagosur. 

Lexoni gjithashtu:

Publikohet ekspertiza paraprake, Rasha s’ka plumb në kokë, polici ka qëlluar dy herë

Vrasja e të riut nga policia shkakton protestë të dhunshme në Tiranë para institucioneve kryesore (Fotogaleri)

Revolta për 25-vjeçarin e vrarë, Policia e Shtetit thirrje protestuesve për t’u distancuar nga dhuna

Vrasja e Klodian Rashës, protesta të dhunshme në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës dhe Lleshajt

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026