KESH dyfishon shkarkimet nga Vau i Dejës pas parashikimeve për reshje fundjavën e ardhshme

17 Janar 2021 | 20:27

Zona verilindore e Shqipërisë parashikohet të përfshihet nga reshje intensive fundjavën e ardhshme. Për këtë Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka vijuar shkarkimet e kontrolluara në digën e Vaut të Dejës në mënyrë që të shmangen sa më shumë mundësitë e përmbytjeve. Korporata thotë se shkarkimet nuk do të kenë ndikim në zonën e nën-Shkodrës.

Përmes një njoftimi për shtyp, KESH tha se kishte dyfishuar shkarkimet e kontrolluara së fundmi në mënyrë që të shmangë çdo lloj mbingarkese pasi raportet meteorologjike parashikojnë që në periudhën 22-26 janar të ketë reshje intensive shiu në të tre basenet e kaskadës së lumit Drin.

“Për pasojë prurjet në hidrocentralet Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës priten të rriten ndjeshëm,” – tha KESH-i, – “dhe për këtë arsye shkarkimet e kontrolluara u rritën nga 300 metër kube për sekondë në 700”.

KESH-i vijoi duke theksuar se shkarkimet do të menaxhohen me kujdes në vijim të dinamikës së zhvillimeve meteorologjike dhe se ato nuk do të ndikojnë në zonat e nën-Shkodrës.

Rreth pesë ditë shira të vazhdueshëm dhe me intensitet të lartë shkaktuan këtë javë përmbytje të mëdha në Shkodër, Lezhë dhe Durrës. Disa rrugë pësuan dëmtime nga rrëshqitjet e dherave ndërsa dhjetëra familje u detyruan të shpërnguleshin përkohësisht për shkak të rrezikut.

Zona e Obotit në Shkodër vuajti për disa ditë situatë të rëndë pasi niveli i ujit ishte i lartë. Drejtuesit e KESH-it theksuan disa herë se përmbytja nuk kishte ardhur si rezultat shkarkimeve nga hidrocentralet.

Për reshjet dhe rrezikun e përmbytjeve pati njoftime nga Instituti i Gjeoshkencave që në javën e parë të janarit. Opozita fajësoi qeverinë se i nënvlerësoi ato dhe nuk vuri në dispozicion menjëherë të gjitha mjetet e nevojshme për parandalimin e rrezikut.

Por, qeveria citoi statistika nga institutet shtetërore dhe tha se niveli i reshjeve ishte më i madh se ato të vitit 2010 kur pati përmbytje masive. Ajo tha se u veprua në kohë, se në tërësi situata u menaxhua mirë, u mënjanuan lëndimet në njerëz dhe se për dëmet në bujqësi fermerët do të dëmshpërblehen.

Lexoni gjithashtu:

Nis tërheqja e ujit në Shkodër, administratori i KESH: Përmbytja s’erdhi nga shkarkimet e hidrocentraleve

Ish-ministri i Bujqësisë tregon mënyrat e mundshme të parandalimit të përmbytjeve në Shqipëri

Përmbytjet, Rama: Banorët do dëmshpërblehen sipas ligjit, dëmet janë minimale

Përmbytjet, Edi Paloka: Ra më shumë shi se në vitin 2010? Justifikim i qeverisë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026