Këshilli Bashkiak i Shkodrës kërkon rishikimin e pasqyrave financiare të Vllaznisë

23 Maj 2020 | 12:01

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka kërkuar nga Këshilli Bashkiak që të shqyrtojë dhe të miratojë pasqyrën financiare të klubit të Vllaznisë, në një mbledhje të thirrur nga administratori, për t’i hapur rrugën vijimit në normalitet të punës tek klubi shkodran.

Zonja Ademi theksoi dje se kjo situatë e krijuar mund të rrezikojë objektivat e skuadrës, ndaj duhet që gjithçka të zgjidhet sa më shpejt. Kërkesës së kryetares, Këshilli i Bashkisë i është përgjigjur nëpërmjet një letre të adresuar administratorit Lici. 

Këshilli Bashkiak kërkon rishikim të bilanceve për vitin 2020, pasi ndërprerja e aktivitetit pas shpalljes së fatkeqësisë natyrore ka krijuar parregullsi, me biletat, sponsorizimet dhe reklamat, duke prishur bilancet.

Këshilli Bashkiak kërkon që të ketë një pasqyrim të rregullt të financave në mënyrë që të lirohet dhe buxheti për vitin 2020. Po ashtu kërkohet rishikimi i buxhetit edhe për vitet 2018 dhe 2019. Klubi duhet të paraqesë draftin e ri deri në fundin e muajit maj.

Topi kalon tek administrata e Vllaznisë që duhet të rishikojë dhe një herë bilancet, por e gjithë kjo vonesë mund të ndikojë negativisht në objektivat e skuadrës që ka mbetur pas me përgatitjet, kur pritet që pas 10 ditësh të rinisë kampionati. Lojtarët prej ditësh kanë bojkotuar stërvitjen dhe kanë deklaruar se nuk do të zbresin në fushë, pa marrë pagat e prapambetura, pavarësisht presionit për të rinisur stërvitjen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026