Këshilli i Europës publikon raportin mbi Trafikimin e Qenieve Njerëzore në Shqipëri
Në raportin e tretë të Këshillit të Europës mbi zbatimin e Konventës për Veprim Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Shqipëri, grupi i ekspertëve (GRETA) konstaton se vendi ka bërë progres, dhe duhet të bëjë akoma më shumë punë për ta parandaluar këtë krim.
“GRETA e përshëndet faktin se që nga vlerësimi i mëparshëm në vitin 2016, legjislacioni i vendit është ndryshuar për të forcuar të drejtat dhe pozitën e viktimave. Plani kombëtar i veprimit për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore 2018-2020 aktivitete që synojnë të përmirësojnë identifikimin, mbrojtjen dhe ri-integrimin e viktimave dhe mbështetet nga një buxhet i dedikuar”, shpjegohej në raport.
GRETA i nxit autoritetet shqiptarë të sigurojnë që viktimat të marrin ndihmë të specializuar ligjore dhe juridike falas ndërsa shpreh shqetësim që vendi nuk ka akoma një skemë funksionale të kompensimit shtetëror në dispozicion të viktimave të trafikimit.
“Nxisim autoritetet shqitpare të bëjnë përpjekje për të lehtësuar dhe garantuar që viktimat të kenë një kompensim, duke siguruar që mbledhja e provave në lidhje me dëmin që ka pësuar viktima është pjesë e hetimeve penale dhe duke përdorur plotësisht legjislacionin për ngrirjen dhe konfiskimin e pasurive”, thuhej më tej në vlerësimin e GRETA.
Sipas raportit, Shqipëria duhet të punojë më shumë për mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve të trafikimit dhe anëtarëve të familjes së tyre nga hakmarrja apo ndonjë rrezik i mundshëm nga trafikantët.
Lexoni gjithashtu:
Turqia vendos karantinë katër-ditore gjatë vitit të ri
SHBA sanksione Turqisë: Instalimi raketave ruse kërcënim për NATO
Mutacion i ri i COVID-19, mbyllen përfundimisht lokalet dhe restorantet në Mbretërinë e Bashkuar
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta