Këshilli i Lartë i Prokurorisë merr vendim të rëndësishëm për prokurorët

6 Tetor 2020 | 15:35

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në kuadër të masave anti-covid ka zhvilluar sot një mbledhje online, ku fokusi është vënë tek një sërë çështjesh me rëndësi për sistemin e drejtësisë. Pas diskutimeve në mbledhje, KLP-ja ka ftuar prokurorët që kanë kaluar vettingun të aplikojnë për dy vakancat në Gjykatën Kushtetuese.

Gjithashtu, në mbledhjen e sotme është marrë vendimi që gjyqtarët që zgjidhen në Gjykatën Kushtetuese mund të rikthehen sërish në detyrë si prokuror edhe pas përfundimit të mandatit.

“Pas diskutimeve, Këshilli vendosi të bëj një thirrje publike me anë të një deklarate, të gjithë prokurorëve të vendit të cilët kanë kaluar procesin e vettingut me vendim të formës së prerë të aplikojnë për dy vende vakante në Gjykatën Kushtetuese deri në datën 14 Tetor 2020, kohë kur mbaron afati për pranimin e aplikimeve. Këshilli deklaron se dispozitat të sipërpërmendura përbëjnë një bazë ligjore të mjaftueshme për t’i garantuar  prokurorëve që pas mbarimin e mandatit në Gjykatën Kushtetuese, ata do të rikthehen në sistemin e prokurorisë me kërkesën e tyre në një pozicion barasvlershmen me statusin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese”, njofton KLP-ja.

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka përshëndetur apelin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe vendimet që janë marrë prej tij. Me një shënim në “Twitter”, znj. Kim thotë se vendimit e sotme të KLP-së duhet t’i inkurajojnë prokurorët që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese.

“KLP ka kthyer një përgjigje të mençur dhe të drejtë për shqetësimet legjitime në lidhje me sigurinë e karrierës së prokurorëve duke marrë parasysh dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese. Shpresojmë që kjo përgjigje të inkurajojë prokurorët e verifikuar (vetuar) për t’iu përgjigjur thirrjes së detyrës. Shqipëria ka nevojë për ju”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026