Këshilltari i presidentes së Kosovës: 33 përfaqësues të LDK-së i bashkohen Vjosa Osmanit

27 Dhjetor 2020 | 20:04

Këshilltari i presidentes në detyrë të Kosovës, Fatos Peci, tha se 33 përfaqësues të strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë janë larguar nga kjo parti duke mbështetur hapur Vjosa Osmanin.  

“Sot, 33 përfaqësues të strukturave të LDK-së në Mitrovicë, kryetarë nëndegësh, veprimtarë dhe autoritete të qytetit të Mitrovicës ju bashkuan Iniciativës sonë për ndryshimin e madh që po vjen në Kosovë”, shkroi ai në “Facebook”.

Pas këtij lajmi ka reaguar menjëherë Lidhja Demokratike e Kosovës. Me një shënim në faqen zyrtare në ‘Facebook”, dega e LDK-së në Mitrovicë shprehet se me përjashtim të dy nënkryetarëve të nëndegëve, të larguarit e tjerë nuk janë të LDK-së ose janë shkarkuar nga kjo parti.

 “Sa për informim të publikut, sot i qenkan bashku Vjosës 2 kryetar nëndegësh (të cilët edhe ashtu prej kohësh i kishin biletat në xhep, veçse nuk e dinin akoma në cilin stacion me u ndal) kurse të tjerët nuk janë LDK ose janë të shkarkuar nga LDK-ja. Rruga e mbarë”, shkruan LDK-ja. 

Sot, 33 përfaqësues të strukturave të LDK-së në Mitrovicë, kryetarë nëndegësh, veprimtarë dhe autoritete të qytetit të…

Posted by Faton Peci on E Diele, 27 Dhjetor 2020

Dega e LDK-së në Mitrovicë shton se struktura e saj janë legjitime, ndërsa zotohet se përfaqësuesit e saj do të vijojnë punën për ta rikthyer LDK-në edhe më të fortë.

“Strukturat legjitime të LDK-së në Mitrovicë, të gjithë janë të vendosur për ta rikthyer LDK-në më të fortë se kurrë”, thuhet në reagim.

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se pasi u përjashtua nga LDK-ja ka nisur të punojë për një projekt tjetër politik, por nuk ka specifikuar detaje konkrete në këtë hap të radhës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026