“Kështu vdiq Maradona”, foto të rënda në gjyqin për vdekjen e legjendës së futbollit
Gjyqi për vdekjen e diskutueshme të Diego Armando Maradonës nisi sot në një gjykatë në Buenos Aires dhe seanca e parë pati një rrjedhë tronditëse, siç raportojnë të gjitha mediat kryesore botërore.
Një numër i madh adhuruesish të një prej futbollistëve më të mirë të planetit u mblodhën para sallës së gjyqit, të bindur se “Zoti” i tyre humbi jetën nga trajtimi i pakujdesshëm mjekësor dhe madje u vra, ashtu si tha edhe prokurori Patrizio Ferrari.
Así estaba Diego Maradona el día de su MUERTE. En la IMPACTANTE FOTO se ve lo hinchado …. nadie hizo NADA!!
En el Juicio estan Dalma, Yanina Maradona y Verónica Ojeda.
❌ Al Diego LO MATARON HDP pic.twitter.com/rLRSUnRN82
— Diego Sehinkman (@DieSehinkmanFan) March 11, 2025
“Kështu vdiq Maradona”, tha ai, duke u treguar të pranishmëve në sallën e gjyqit një fotografi prekëse të legjendës së Napolit italian dhe kombëtares së Argjentinës, e cila shkaktoi bujë tek të pranishmit dhe lot nga vajzat e tij.
Sipas Ferrarit, edhe një njëri i thjeshtë do të ishte i vetëdijshëm se shëndeti i Maradonës ishte i rrezikuar seriozisht, e lëre më mjekët dhe infermierët që kujdeseshin për trajtimin e tij në një shtëpi private. Gjithsej tetë prej tyre, aq sa janë në bankën e të akuzuarve.
Skena dramatike u transmetua drejtpërdrejt në kanalin e Gjykatës së Lartë të Provincës së Buenos Aires, si dhe në YouTube dhe lajmi u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale. Gjithashtu, ka pamje të një konflikti verbal mes ish-bashkëshortes së Maradonës, Dalmës dhe një prej të pandehurve.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit