Kësulëkuqja, përrallë për të rritur, shkrimtari Ag Apolloni tregon pse

30 Tetor 2022 | 12:25

Kësulëkuqja, përrallë për të rritur, kështu titullohet libri i ri i shkrimtarit Ag Apolloni.

Ai u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se përralla klasike është një prolog i historisë, ndërsa më pas bëhet fjalë për një histori dashurie.

“Kemi dhe një tentim për shkrimin e një rrëfimi për përdhunimet e luftës në Kosovë, pra është lidhur figura e ujkut sipas interpretuesve, psiko-analistëve me figurën e një përdhunuesi dhe më pas është bërë dhe lidhja me historinë, me vitin 98-99’ në Kosovë,’ – tregoi Apolloni.

Shkrimtari tha se janë dy linja që trajtohen në librin e tij, ajo e dashurisë së pastër dhe linja e përdhunimit.

Apolloni tregoi se janë rreth 20 mijë gra të përdhunuara gjatë luftës në Kosovë dhe ai vetë fillimisht ka dashur të shkruajë një histori personale të njërës prej tyre, por ka qenë e pamundur të siguronte materiale të mjaftueshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026