Këtë javë, kryeministri Kurti pritet të takohet me presidentin Macron
Kryeministri Albin Kurti, gjatë kësaj jave do të zhvillojë takimin e parë me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Kështu ka njoftuar zyra e kryeministrit, pas takimit që Kurti mbajti dje me këshilltaren politike për Ballkanin të presidentit francez Emmanuel Macron, Isabelle Dumont, ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, këshilltarin në Drejtorinë e Evropës Kontinentale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, Guillaume Rousson dhe këshilltarin e parë në ambasadë, Cyprien François.
Siç njoftohet, temë diskutimi ishte edhe vizita e fundit e kryeministrit Kurti në Bruksel për kapitullin e ri të dialogut me Serbinë.
Sipas zyrës së kryeministrit, ky takim u mbajt në përgatitje të vizitës së Kurtit në Paris, ku pritet të zhvillohet takimi i parë me presidentin Macron.
Rreth tre muaj më parë, presidenti i Francës, Emmanuel Macron i dërgoi një letër kryeministrit Albin Kurti, përmes së cilës e uroi atë për postin dhe i kërkoi që të mos e ndërpresë dialogun me Serbinë.
Sakaq, nëpërmjet kësaj letre Macron e ftoi Kurtin për një vizitë zyrtare në Francë.
“Unë dëshiroj t’ju siguroj për mbështetjen e Francës për të gjitha këto prioritete, për të mirën e kosovarëve dhe për afrimin të vendit tuaj me Evropën. Unë do të isha shumë i lumtur t’ju mirëprisja në Paris së shpejti për të diskutuar rreth këtyre temave,” – thuhej në letër.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta