Kastrimi kimik performohet me anë të injektimit ose tabletave që ulin dëshirën apo aktivitetin seksual. Këto ilaçe ulin edhe nivelet e testosteronit në sistem në mënyrë drastike.
Amnesty Intenational ka reaguar dhjetorin e shkuar, kur ky projektligj u prezantua për herë të parë duke e quajtur atë ‘mizor dhe jo-human’.
“Autoritetet duhet të fokusohen në reformat që duhet të adresojnë rrënjët e dhunës seksuale dhe t’i japin të mbijetuarve drejtësinë që meritojnë dhe mbrojtjen që u duhet,”- kanë shprehur ata në një deklaratë për shtyp.
Por për kritikët, pedofilët apo edhe përdhunuesit janë të sëmurë, ndaj e vetmja mënyrë se si epshi i tyre mund të kontrollohet – në mënyrë që ata mos ta përsërisin krimin ndaj një viktime tjetër të pafajshme – është pikërisht me anë të ilaçeve apo ndërhyrjes mjekësore.
Shtetet që i dënojnë përdhunuesit me anë të kastrimit përfshijnë:
1- Koreja e Jugut: Ligji u miratua në vitin 2011, duke lejuar kastrimin kimik për të dënuarit për ngacmim seksual ndaj fëmijëve, të cilët rrezikojnë ta përsërisin këtë krim. Një 31-vjeçari të dënuar për pedofili, ju dha një dënim prej 15 vitesh në burg dhe ai u bë rasti i parë që do t’i nënshtrohej kastrimit kimik në vend.
2- SHBA: 7 shtetet amerikane – Kalifornia, Florida, Guam, Ioua, Luiziana, Montana dhe Uiskonsin – e kanë legalizuar kastrimin kimik për përdhunuesit dhe ngacmuesit seksual, si një kusht për dënimin e kriminelëve ose një mënyrë për të dalë herët nga burgu.
Në Kaliforni dhe Florida, të dënuarit për krime seksuale të cilët kanë rrezikshmëri të lartë për të përsëritur krimin e tyre, duhet t’i nënshtrohen kastrimit kimik ndërsa gjyqtarët kanë liri veprimi në rastet e atyre që dënohen për herë të parë.
3- Republika Çeke: Republika Çeke është vendi i vetëm i cili lejon edhe metodën kirurgjikale, gjatë së cilës gjëndrat seksuale hiqen me anë të një inçizioni. Ky ligj u miratua në vitin 1966.
Ky shtet gjithashtu ka një ndër numrat më të lartë në të gjithë botën, të meshkujve të cilët i janë nënshtruar operacionit të pakthyeshëm të kastrimit kirurgjikal.
4- Ukraina: Në korrik të vitit 2019, parlamenti ukrainas miratoi kastrimin kimik për përdhunuesit. Ky ligj aplikohet edhe ndaj personat që gjenden fajtor ndaj abuzimit seksual ndaj të miturve.
5- Nigeria: Një nga shtetet veri-perëndimore të Nigerisë – Kaduna – miratoi sterilizimin si dënim për përdhunuesit e fëmijëve.
Sipas ligjit të ri ama, burrat që dënohen për pedofili i nënshtrohen kastrimit kirurgjikal, madje edhe gratë që dënohen për këtë krim sterilizohen.
Në rastet kur fëmija është nën moshën 14 vjeç, i akuzuari dënohet me vdekje, ndërsa nëse viktimat janë mbi moshën 14 vjeç, ata dënohen me burgim të përjetshëm.
6- Kina: Dënim me vdekje ose kastrim. Dënimi për përdhunimin në Kinë është vdekja, ndërsa në raste të caktuara përdoret edhe kastrimi.
7- Arabia Saudite: Dënimi për përdhunim në Arabi Saudite është prerja e kokës. Edhe në vende të tjera të botës islame si Afganistan, Egjipti, Irani etj., masa ndëshkuese për këto lloj krimesh, pasi i akuzuari i është nënshtruar një procedure gjyqësore, është dënimi me vdekje.
LEXONI GJITHASHTU: