KFOR-i largohet nga pika kufitare në Jarinjë
17 Tetor 2021 |
10:46
Trupat e KFOR-it janë larguar nga pika kufitare në Jarinjë, pasi qëndruan dy javë aty si rezultat i zhvillimeve që ndodhen me masën e reciprocitetit për targat.
Për 13 ditë me radhë në muajin shtator, situata në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak ishte e tensionuar, pasi qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për veturat me targa serbe.
Situata u normalizuarpas një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, e cila kishte tri pika:
- Duke nisur nga 2 tetori në orën 8:00 dhe jo më larg se ora 16:00 njësitë e policisë speciale të gjendura aktualisht në Jarinjë dhe Brnjak do të hiqen njëkohësisht me bllokadat e rrugës. KFOR do të dërgohet në Jarinjë dhe Brnjak përpara fillimit të heqjes së njëkohësishme dhe do të mbetet atje për rreth 2 javë për të ruajtur një mjedis të sigurt, si dhe lirinë e lëvizjes.
- Nga 4 tetori 2021 në orën 8:00, regjimi i stikerave për targat të rëna dakord në kornizën e Dialogut të lehtësuar nga BE do të zbatohet si një mjet i përkohshëm derisa të gjendet një zgjidhje përfundimtare.
- Një grup pune që do të konsistojë në përfaqësues të BE-së, Beogradit dhe Prishtinës, drejtuar nga Bashkimi Europian do të krijohet për të gjetur një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave bazuar në standardet dhe praktikat e BE.
Lajme të Sugjeruara
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta