KFOR shton patrullimet në Veri, nesër takimi i negociatorëve në Bruksel

28 Shtator 2021 | 11:14

Komandanti i misionit paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë, gjeneral major Franco Federici, tha se masat e ndërmarra në veri të Kosovës kanë për qëllim “uljen e shpejtë të tensioneve”, si dhe “rivendosjen e mjedisit të sigurt” dhe të “lirisë së lëvizjes për të gjitha komunitetet”. Në një deklaratë për mediat majori nënvizon se KFOR-i ka ndërmarrë hapa të mëtejshëm në terren, duke shtuar patrullimet përgjatë rrugëve kryesore, ku ka prani të bllokadave. Njësitë janë vendosur në vendkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Nga 20 shtatori serbët lokalë i kanë bllokuar këto dy pika kufitare që gjenden në veri të Kosovës kur Qeveria e Kosovës mori vendimin për vendosjen e masave të reciprocitetit ndaj automjeteve me targa të Serbisë. Me këtë vendim, të gjitha automjetet nga Serbia që hyjnë në Kosovë, duhet të pajisen me targa të përkohshme. Masa të ngjashme ndaj automjeteve me targa të Kosovës, Serbia i zbaton prej disa vitesh

Pas tensioneve të fundit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të hënën se Serbia “është burim i destabilizimit në rajon”, ndërsa ftoi bashkësinë ndërkombëtare që t’i kundërvihet “diskursit nxitës”, që sipas saj nuk e ka burimin vetëm në Serbi, por edhe në Rusi.

Në përpjekjet për të ulur tensionet dhe për të vijuar dialogun, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç do të takohen më 29 shtator në Bruksel. Zëdhënësi i BE, Peter Stano, zëvendësndihmës sekretari amerikan për çështje të Evropës dhe Euro-Azisë, Gabriel Escobar ka mohuar të jetë pjesë e bisedimeve.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026