Khaby Lame rezulton më i ndjekuri në TikTok, mbi 142 mln ndjekës
Komediani Khaby Lame është bërë zyrtarisht ylli më i ndjekur i TikTok në planet.
Lame, 22 vjeç, arriti 142.5 milionë ndjekës të enjten mbrëma, duke rrëzuar nga froni influencuesin e Amerikës së Veriut Charli D’Amelio, i cili kishte mbajtur vendin e parë që nga viti 2020.
Me emrin në TikTok @khaby.lame, ylli i rrjeteve sociale ka lindur në Senegal, por është rritur në Itali dhe ka punuar më parë në një fabrikë.
Ai iu bashkua platformës në mars 2020, pasi humbi punën. Lame fitoi popullaritet në aplikacion me videot e tij humoristike, por pa fjalë teksa imitonte Tik Tokers të tjerë.
Gjatë karrierës dyvjeçare, ai ka arritur marrëveshje fitimprurëse sponsorizimi me njerëz si Hugo Boss, pavarësisht fillimeve të tij modeste.
Shumica e videove të Lame grumbullojnë miliona shikime, me videon e tij më të njohur TikTok që ka më shumë se 300 milionë shikime.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset