KiE dënoi dhunën në protestë, Erlis Çela: Policia s’e ka idenë se si duhet të sillet

16 Dhjetor 2020 | 15:43

Protestat e fundit në Shqipëri për vrasjen e të riut Klodian Rasha janë përcjellë me shqetësim të lartë nga Këshilli i Evropës. Me një deklaratë për shtyp, komisionerja Dunja Mijatoviç ka kërkuar hetim të plotë për zbardhjen e ngjarjes, kurse Policisë së Shteti i kërkon të ndalë dhunën dhe përplasjet me protestuesit.

Pedagogu Erlis Çela komentoi në Euronews Albania shqetësimet e ngritura nga Komisioni i Evropës për zhvillimet e fundit mbi protestat në Shqipëri, ku nuk munguan as aktet dhunës.

Ai tha se mënyra se si Policia e Shtetit i trajton protestat lë shumë për të dëshiruar. Sipas tij, Policia e Shtetit ende nuk e ka të qartë se si duhet të sillet me protestuesit.

“Mënyra se si Policia e Shtetit trajtoi këtë protestë, por edhe protestat përpara lë shumë për të dëshiruar. Duket qartë se Policia nuk e ka idenë se si duhet të sillet në të tilla raste, nuk janë koshientë. E drejta e protestës është një e drejtë që garantohet dhe si e tillë nuk mund t’u mohohet qytetarëve”, tha ai.

Ai gjithashtu shtoi se ajo që mbetet shqetësuese në këtë aspekt është tek mos-reflektimi i qeverisë shqiptare.

“Deri tani nuk ka një reflektim nga qeveria për mënyrën se si trajtohen situata të tilla”, tha Çela.

Lexoni gjithashtu: 

Vrasja e Klodian Rashës, KiE: Zero tolerancë ndaj policëve të përfshirë në episode dhune

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026