Krimi zgjedhor në 25 prill, rriten kërkesat për hetim në SPAK dhe prokuroritë e rretheve
Në këto zgjedhje pati një rritje të raportimeve dhe padive në organin e akuzës për hetimin e krimeve zgjedhore.
Me ndryshimet e miratuara nga parlamenti me kërkesë të Partisë Demokratike, në këto hetime do të marrë pjesë edhe SPAK.
Nga një hulumtim i organizatës Infoçip Albania, numri i kallëzimeve në Prokurorinë Speciale për shkelje qe lidhen me zgjedhjet ka qenë me i lartë se në ato të rretheve.
“Rezultojnë të iniciuara në formë kallëzimi, kërkesë për hetim apo referim nga Policia e Shtetit plot 190 raste, të cilat në shumicën dërrmuese të tyre bien në parashikimet e kreut të dhjetë e Kodit Penal. Kjo është shifër dinamike, e cila ka tendencë për t’u rritur. Nga të dhënat mbledhur në rrugë zyrtare edhe operative, aktualisht rezulton se në prokuroritë e rretheve gjenden të depozituara 82 kallëzim penale, për shumicën pietet të bëhen vlerësimi paraprak dhe pastaj pritet të vendoset fillimi apo mos-fillimi i procedimit penal”, tha Gerti Shella, drejtues i Infoçip Albania.
Prokurori i Përgjegjshëm, Olsian Çela ka drejtuar deri tani dy apele publike ndaj prokurorive në rreth për të hetuar me prioritet çështjet që kanë të bëjnë me krimin zgjedhor.
Por zyrtarisht ende nuk ka një njoftim se për sa padi është filluar hetimi. Ndërsa SPAK, disa ditë më parë njoftoi për 23 çështje për të cilat do të fillojë shqyrtimi.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura