Kina lëshon një satelit mbi hapësirën e tij ajrore, sirena alarmi në gjithë Tajvanin

9 Janar 2024 | 13:00

Qeveria e Tajvanit i ka lëshuar sirenat në gjithë ishullin të martën, duke thënë se një satelit kinez fluturoi mbi hapësirën e saj ajrore në jug.

Ministri i Jashtëm i Tajvanit, Joseph Wu, e përshkroi veprimin e Kinës si pjesë të “ditëve të ngacmimit” para zgjedhjeve të rëndësishme presidenciale dhe parlamentare.

Alarmi i sigurisë iu dërgua qytetarëve në telefonat e tyre mobil nga Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit mëngjesin e së martës, rreth kohës së njëjtë kur mediat shtetërore kineze konfirmuar lëshimin e një sateliti shkencor.

Ministria e përshkroi satelitin si “satelit” në gjuhën kineze, por si “raketë” në gjuhën angleze. Më vonë, ajo ia la fajin “neglizhencës” për gabimin në përshkrimin e satelitit si raketë.

Tajvani mban zgjedhje presidenciale dhe parlamentare të shtunën.

Kina pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të saj dhe i ka përshkruar zgjedhjet si zgjidhje mes paqes dhe luftës në Ngushticën e Tajvanit.

Qeveria e Tajvanit i kundërshton pretendimet e Kinës për territor.

Kina nuk ka njoftuar për lëshimin e satelitit. Ajo i bëri dy lëshime satelitore në dy ditë radhazi në fillim të dhjetorit. Asnjëra prej tyre nuk kishte fluturuar mbi Tajvan, e as nuk kishte nxitur lëshimin e sirenave, shkruan REL.

Mediat shtetërore kineze e kanë përshkruar lëshimin e satelitit të martën si testim “të energjisë së lartë të astrofizikës dhe astronomisë”.

Joseph Wu, i cili po mbante konferencë për media me gazetarë të huaj kur ranë sirenat, e përshkroi lëshimin e satelitit kinez si ngacmim ndaj Tajvanit.

“Të gjitha këto lloje taktikash janë të klasifikuara si aktivitete të rrezikshme shtetërore, dhe vazhdojnë t’ua kujtojnë njerëzve në Tajvan se ka rrezik për luftë mes Tajvanit dhe Kinës”, tha ai.

“Me këto lloj kërcënimesh kundër Tajvanit, mendoj se ne duhet të jemi syhapur, ne nuk duhet të provokohemi”, shtoi ai.

Presidenti i Tajvanit, Tsai Ing-wen, i cili ishte duke bërë fushatë në qytetin jugor të vendit, Kaohsiung, e shikoi telefonin mobil dhe tha “ky është satelit, jo raketë – mos u brengosni”, raportoi agjencia e lajmeve e Tajvanit.

Por, partia më e madhe opozitare e Tajvanit, Koumintang, e kritikoi lëshimin e sirenave, duke thënë se e kanë mashtruar popullin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026