Kina mohon se Rusia i ka kërkuar ndihmë ushtarake për Ukrainën
Kina ka mohuar se Rusia i ka kërkuar ndihmë me pajisje ushtarake për luftën në Ukrainë. Duke folur të hënën, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Zhao Lijian tha në një konferencë shtypi se SHBA-ja “po shpërndante dezinformata”.
“Pozicioni i Kinës për çështjen e Ukrainës është konsistent dhe i qartë, dhe ne kemi luajtur një rol konstruktiv në promovimin e bisedimeve të paqes. Është e domosdoshme që të gjitha palët të ushtrojnë përmbajtje dhe të qetësojnë tensionin, në vend që t’i hedhin benzinë zjarrit. Është e rëndësishme të shtyhet për një zgjidhje diplomatike, në vend që të përshkallëzohet më tej situata”, u shpreh ai.
Dy zyrtarë amerikanë i thanë CNN të dielën se Rusia i ka kërkuar Kinës mbështetje ushtarake, përfshirë dronët, si dhe ndihmë ekonomike për pushtimin e saj të paprovokuar.
Sot pritet të zhvillohet një takim në Romë mes Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan dhe kryediplomatit kinez Yang Jiechi për të diskutuar për sigurinë rajonale dhe globale.
Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun