Kina synon shtypjen e protestave të rralla kombëtare

28 Nëntor 2022 | 13:05

Forcat kineze të sigurisë kanë ndaluar të paktën dy njerëz të hënën, në tentim e sipër për të shuar protestat e rralla që po mbahen prej dy ditësh në Kinë, me thirrjet për liri politike dhe dhënie fund të izolimeve për koronavirus.

Agjencia e lajmeve AFP ka qenë dëshmitare kur dy njerëz janë larguar nga një zonë e protestës në Shangai.

Njerëzit kanë protestuar të dielën në qytete të mëdha dhe kampuse universitare, duke nisur valën më të madhe të protestave prej vitit 1989, kur janë shtypur marshet pro-demokracisë.

Një zjarr vdekjeprurës i javës së kaluar në Urumqi, kryeqytetin e rajonit kinez Ksinjiang ka qenë katalizator për rritjen e zemërimit publik.

Shumë persona kanë fajësuar politikat rreth izolimit për koronavirus si arsye për vonesë të përgjigjes në këtë incident.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin

Rritja ekonomike e Kinës u ngadalësua ndjeshëm midis fillimit të prillit dhe fundit të qershorit, ndërsa kërkesa e dobët e brendshme dhe ndikimi i luftës...
11:53 | 15/07/2026

Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit

Çmimet e naftës u rritën të mërkurën pasi SHBA-të nisën natën e katërt radhazi me sulme ndaj Iranit dhe rivendosën bllokadën ndaj anijeve që shkojnë...
11:43 | 15/07/2026

Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar

Irani ekzekutoi këtë të mërkurë një burrë të dënuar për vënien e zjarrit në një ndërtesë qeveritare gjatë protestave të janarit 2026. Mohammad Amini Dehaghani...
11:39 | 15/07/2026