Kina vëzhgon strategjinë e Trump për Ukrainën, forcon lidhjet me Rusinë

25 Shkurt 2025 | 22:10

Tre vjet pasi filloi agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, Kina po vëzhgon me kujdes strategjinë e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump për t’i dhënë fund luftës.

Ndërkaq, Pekini po llogarit lëvizjet e tij për t’u pozicionuar si një partner strategjik për Ukrainën, duke ruajtur një partneritet pa kufi me Rusinë, sipas ekspertëve dhe ish-zyrtarëve.

Kryeministri britanik Keir Starmer dhe Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë kësaj jave do të kenë takime të ndara në Uashington, pas bisedimeve të drejtpërdrejta të 18 shkurtit mes zyrtarëve të lartë amerikanë dhe rusë në Riad të Arabisë Saudite.

Presidenti Macron u takua me Presidentin Trump të hënën në Shtëpinë e Bardhë, një takim që zgjati gati dy orë. Të dy diskutuan përmes video lidhjes me udhëheqësit e tjerë të grupit të 7 vendeve më të zhvilluara të botës (G7) për Ukrainën.

Po ashtu një ditë më parë, Presidenti kinez Xi Jinping foli me homologun rus Vladimir Putin, i cili e informoi Presidentin Xi mbi bisedimet e Riadit dhe ripohoi “partneritetin strategjik gjithëpërfshirës” midis Rusisë dhe Kinës. Një deklaratë e palës kineze tha: “Kina mirëpret përpjekjet pozitive të bëra nga Rusia dhe palët përkatëse për të zgjidhur krizën”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Droni shkel hapësirën ajrore të Rumanisë, ngrihen avionët luftarakë

Një avion luftarak rumun F-16 rrëzoi një mjet ajror pa pilot, dron, që shkeli hapësirën ajrore të vendit herët këtë mëngjes, tha Presidenti rumun Nicusor...
14:36 | 24/07/2026

Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington

Presidenti Volodymyr Zelensky do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme dhe do të takohet me Donald Trump , siç zbuloi ai...
11:59 | 24/07/2026

Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja

Më shumë se 5,300 njerëz janë konfirmuar të kenë vdekur nga tërmetet dhe më shumë se 16,500 të tjerë janë plagosur, sipas një numri të...
10:17 | 24/07/2026