Kina zgjeron stërvitjen ushtarake, ndërkombëtarët thirrje për ulje të tensioneve

8 Gusht 2022 | 09:37

Ushtria e Kinës bëri me dije se këtë të hënë ka nisur një stërvitje të re, duke sinjalizuar se aktiviteti rreth ishullit po vazhdonte pas një serie aksionesh të shpallura menjëherë pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi.

Thirrjet ndërkombëtare për të ulur tensionet mes Kinës dhe Tajvanit po shtohen.

Në një konferencë për mediat, Ministrja e Jashtme Australiane dhe ministri i Jashtëm Letonez kërkuan që palët  të vetëpërmbahen e të qëndrojnë larg tensioneve

“Australia vazhdon të nxisë de-përshkallëzimin, dhe kjo nuk është diçka që kërkon vetëm Australia, i gjithë rajoni është i shqetësuar për situatën aktuale, i gjithë rajoni po bën thirrje që të rivendoset stabiliteti” u shpreh ministrja e Jashtme e Australisë.

Ndërsa homologu letonez theksoi se së vëmendja për sigurinë po rritet kudo.

‘Kina po vëzhgon me shumë kujdes atë që po ndodh në Evropë, në Ukrainë. Është shumë e rëndësishme që ne të punojmë së bashku dhe të japim të njëjtin mesazhi, nevojën për të pasur përmbajtje, për të mos tepruar në aksione dhe për të mos krijuar një pikë tjetër të nxehtë rajonale dhe globale’ u shpreh ministri.

Pas vizitës së zyrtares amerikane Kina ka vendosur avionë , anije luftarake dhe raketa balistike rreth Tajvanit në atë që analistët e kanë përshkruar si praktikë për një bllokadë dhe pushtim përfundimtar të ishullit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026