“Kini kujdes në marrëdhëniet me ta”, ambasada kineze në Podgoricë i përgjigjet Palmerit

10 Korrik 2021 | 10:55

I dërguari special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer gjatë një vizite zyrtare në Malin e Zi u bëri thirrje zyrtarëve të lartë të këtij vendi që të tregonin kujdes në marrëdhëniet e biznesit me Kinën.

Komentet e z. Palmer gjatë takimeve me liderët e Malit të Zi gjatë vizitës më 8 korrik, kanë nxitur reagimin e ambasadës së Kinës në Podgoricë.

Ambasada e Malit të Zi duke iu përgjigjur Ndihmës Sekretarit të DASH thotë se marrëdhëniet ekonomike mes Kinës dhe Malit të Zi janë ndërtuar mbi bazën e përfitimit të dyanshëm.

“Pala kineze ndihet krenare të shikojë që Mali i Zi po forcon marrëdhëniet e bashkëpunimit me vende të tjera, por nuk do të donim të shikonin që vende të tjera të papërgjegjshme të drejtonin gishtin nga marrëdhëniet Kinë-Mali i Zi”, thuhet në reagimin e ambasadës kineze.

Sipas ambasadës, zyrtari i SHBA u ka bërë thirrje drejtuesve të shtetit në Malin e Zi që të tregojnë kujdes në marrëdhëniet e biznesit me Kinën.

Ata thonë se kjo është i njëjti qëndrim që ka mbajtur një tjetër zyrtar gjatë vizitës në rajon në vitin 2019, që  kundërshtoi marrëdhëniet e Kinës me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Zyrtarët e SHBA duhet të shohin marrëdhëniet e tyre me Malin e Zi dhe të mos shqetësohen për marrëdhëniet mes Kinës dhe Malit të Zi”, përfundon reagimi i ambasadës.

Gjatë takimit që Palmer ka pasur me kryeministrin e Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç kërkoi që vendi i tij të mos devijojë nga rruga Euro-Atlantike.

LEXONI GJITHASHTU:

Mali i Zi borxhe ndaj Kinës për ndërtimin e autostradës, Evropa gati ta ndihmojë

Marrëdhëniet Kinë-Mali i zi, Xi bisedë me Gjukanoviç: Gati të investojmë në vendin tuaj

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026