Kisha Katolike letër Komitetit të Ekspertëve: Kufizimi i orarit të lëvizjes natën e Krishtlindjeve, i nxituar dhe diskriminues

22 Dhjetor 2020 | 10:26

Kisha Katolike e Shqipërisë, përmes një letre drejtuar Komitetit Teknik të Ekspertëve kundërshton vendimin e marrë një ditë më parë nga ana e tyre për kufizim të orarit të lëvizjes nga ora 20:30 duke nisur nga data 24 dhjetor.

Në letrën e hapur që i drejtohet kryetares së Komitetit Teknik, Mira Rakaciolli, Kisha Katolike e cilëson vendimin për nisjen e kufizimit natën e Krishtlindjeve si të nxituar dhe diskriminues.

Kryetar i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, imzot George Frendo shpjegon në letrën e tij se kisha i kishte marrë masat që të kremtonin meshat në orare të përshtatshme qysh prej datës 3 dhjetor 2020, orare që sipas tij t’u lejojnë njerëzve të kthehen nëpër shtëpitë e tyre para orës 22.00.

“Ky ndryshim i papritur që nis pikërisht Natën e Krishtlindjes, na duket i nxituar dhe diskriminues ndaj komunitetit katolik, që është e vetmja Kishë e Krishterë që kremton lindjen e Krishtit natën. Sapo kishim njoftuar të gjithë besimtarët tanë dje, ditën e diel, se mesha e Krishtlindjes do të kremtohej te enjten në orën 20.00.

Me kënaqësi do të kishim marrë pjesë në konsultim për një gjë të tillë”,  mbyllet letra e publikuar në faqen në Facebook të Kishës Katolike.

 

Lexoni gjithashtu:

Shqipëria pezullon fluturimet me Britaninë dhe zgjat orarin e masave kufizuese

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026