Klandestinët dalin nga furgoni dhe shpërndahen nëpër qytet për të mos u kapur nga policia
Një grup emigrantësh të paligjshëm që po transportoheshin me furgon në qytetin e Pogradecit kanë dalë nga automjeti dhe janë shpërndarë nëpër qytet për të mos u kapur nga policia. Ngjarja ka ndodhur paraditen e së martës në rrugën Rinia të qytetit.
Nga pamjet video shihet se si emigrantët e paligjshëm, mes të cilëve edhe fëmijë, shqyejnë derën e furgonit prapa të cilës gjendej një efektiv i armatosur, dhe shpërndahen me shpejtësi nëpër qytet.
Burime konfirmojnë se ata janë gjetur nga patrullat. Ndërkohë është identifikuar drejtuesi i furgonit dhe po punohet për kapjen e tij.
Numri i emigrantëve të paligjshëm që përdorin Shqipërinë si transit për vendet e BE është shtuar ndjeshëm së fundmi.
Dy ditë më parë policia e Korçës arrestoi një 40-vjeçar pasi u kap duke transportuar me kamion 68 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës.
LEXONI GJITHASHTU:
Transportonte 68 emigrantë të paligjshëm me kamion drejt Tiranës, arrestohet 40-vjeçari
Policia arreston një person, po transportonte 56 emigrantë të paligjshëm
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta