Klerikët mesazh për zgjedhjet, Kisha katolike: Mos votoni kandidat të dyshimtë. KMSH: Ruani dinjitetin

16 Prill 2021 | 07:49

10 ditë përpara zgjedhjeve parlamentare, si asnjëherë më parë për mbarëvajtjen e procesit dhe mos shitjen e votës janë përfshirë edhe komunitetet fetare.

Fillimisht ishte kisha katolike që në mesazhin e përcjellë për zgjedhjet e 25 prillit, ftoi qytetarët që ta ushtrojnë masivisht të drejtën e votimit.

Në emër të gjithë Ipeshkve, në fjalën e tij Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta tha se nuk është rasti të votohen kandidatë me të kaluar të dyshimtë.

“Kush e shet votën me para, ka shitur dinjitetin e vet dhe të familjes së tij dhe nuk ka më zë për të kërkuar llogari. Kush e blen votën me para duke përfituar nga varfëria ekonomike e votuesve nuk është i denjë të ulet në karrigen e deputetit. Si Ipeshkvi, nuk është rasti të votohen kandidatë me një të kaluar të dyfishtë. Integriteti moral i kandidatit duhet të jetë një kusht i domosdoshëm”, u shpreh Dom Gjergj Meta.

Kjo deklaratë, u pasua edhe nga një reagim tjetër nga Komuniteti Mysliman Shqiptar i cili kërkon nga qytetarët që të ruajnë dinjitetin dhe të mos shesin apo blejnë votën.

“Qëndrimi ynë për përkatësitë politikë është si gjithmonë, neutral, por ajo që është e rëndësishme për ne, është procesi. Ne dëshirojmë që fushata elektorale të kalojë e qetë dhe korrekte. Ju kujtojmë gjithë qytetarëve shqiptarë se, shitja apo blerja e votës, veç të tjerave, është edhe përçmim për dinjitetin njerëzor, ruani dinjitetin njerëzor”, u tha në reagimin e Komunitetit Mysliman.

Reagimi i KMSH është shpërndarë në rrjetet sociale edhe nga dy ambasadorët, Yuri Kim dhe Luigi Soreca.

Diplomati i Bashkimit Europian shkruan se zgjedhjet e 25 prillit duhet të jenë të lira dhe të ndershme, si dhe verdikti i popullit të pranohet nga të gjitha palët.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026