Klevis Balliu: Te Astiri u shemben shtëpitë për të ndërtuar pallate
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu thotë se mendon ende se protesta e banorëve të Astirit që gjati për 418 ditë ka qenë e drejtë. Ndërkohë që për tenderin për ndërtimin e rrugës nuk ka ende asnjë person të ndaluar, drejtësia tha ai po ndjek penalisht banorët.
“Nuk ka asnjë njëri të arrestuar nga shteti nga qeveria. Kush është ai që më bën mua pyetjen pse duhet të jem unë në gjykatë dhe jo zyrtarët. Njerëzit e përfshirë në këtë aferë nuk janë arrestuar, nuk janë shoqëruar. Këta vazhdojnë të bëjnë sërish pallatet tek Unaza e Re”, deklaroi z. Balliu.
“U kanë marrë taksat për 15 vjet. Në Angli nëse jeton 10 vjet në një shtëpi, bëhet automatikisht e jotja dhe e legalizon. Mos të harrojmë që kemi një institucion legalizimesh që e drejton Lame që njihet për korrupsion. Në këtë kontekst nuk kemi pse të themi të flasë drejtësia. Tani që u shembën shtëpitë po ndërtohen pallate”, shtoi ish-deputeti.
Bashkia e Tiranës tha z. Ballliu nuk u ka paguar bonusin e qirasë ndërsa drejtoi gishtin dhe nga sistemit i drejtësisë. Ai tha se, nga gjithë kjo histori janë dënuar dy banorë me burg ndërsa për aferën korruptive prej 40 milionë euro nuk ka ende asnjë person të ndaluar.
“Banorët kanë protestuar për një aferë korruptive që ka mbërritur deri në SHBA. Të vetmi që po shkojnë në gjykatë janë banorët. Janë dënuar me burg dy banorë të unazës, me tre muaj burg. Pavarësisht dosjeve, nuk kemi sot asnjë të arrestuar përkundrazi kemi të dekoruar. Afrim Qëndro u mor dhe u bë defakto kryetar i Bashkisë së Vlorës”, deklaroi ish-deputeti i PD-së.
Intervista e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 08:30 “Michael” bëhet filmi biografik me fitimet më të larta në histori
- 08:28 “29 terroristë të vrarë”, Pakistani njofton operacione tokësore dhe sulme ajrore në Afganistan (VIDEO)
- 08:20 Franca kërkon taksa të reja nga BE për të financuar buxhetin prej 2 trilion eurosh
- 08:18 1300 të vdekur nga vapa ekstreme, kreu i OBSH-së: Evropa po ngrohet dy herë më shpejt se mesatarja globale
- 08:15 Bie në greminë teksa mblidhte çaj mali, 31-vjeçari transportohet drejt Traumës
- 08:13 Koreja e Jugut lançon planin masiv të investimeve në inteligjencën artificiale