KLGJ-ja apel gjyqtarëve të aplikojnë për vakancat në Kushtetuese
Në kohën kur të gjithë aktorët bëjnë thirrje për bërjen funksionale sa më shpejt të Gjykatës Kushtetuese, institucionet përkatëse kanë nisur të tregojnë përkushtim, dhe kjo vihet re të paktën në thirrjet drejtuar gjyqtarëve.
Këshilli i Lartë Gjyqësor përmes një deklarate të publikuar në faqen zyrtare fton gjyqtarët, që përmbushin kriteret ligjore dhe janë konfirmuar të pastër pas verifikimeve nga procesi i vettingut të konkurrojnë për vakancat në Kushtetuese.
“Këshilli i Lartë Gjyqësor, i vetëdijshëm për rëndësinë që ka rifunksionalizimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese për forcimin e shtetit të së drejtës, për garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, inkurajon gjyqtarët që përmbushin kriteret formale ligjore dhe që kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit kalimtar duke u konfirmuar në detyrë, të kandidojnë për pozicionet e lira për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e KLGJ-së.
Më tej KLGJ-ja thekson se pas përfundimit të mandatit në Gjykatën Kushtetuese, gjyqtarëve u garantohet e drejta për të ushtruar një detyrë tjetër të barabartë ose të përafërt.
“Duke mbajtur në konsideratë dispozitat e ligjit të posaçëm për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, në përfundim të mandatit, i garantohet e drejta për t’u caktuar në një detyrë tjetër të barabartë ose të përafërt”, thekson KLGJ-ja.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta