KLGJ e shkarkoi nga Gjykata e Lartë, Ardian Dvorani reagon për Euronews Albania
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur me shumicë votash shkarkimin e Ardian Dvoranit, si anëtar i Gjykatës së Lartë. Vendimi është marrë me 6 vota pro dhe 4 kundër, ndërsa pas këtij vendimi, Dvoranit i lind e drejta për të qenë gjyqtar në Apel. Me këtë vendim, Dvorani humbet dhe detyrën si drejtues i këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Pas largimit nga Gjykata e Lartë, Ardian Dvoranit i lind e drejta për të filluar punë si gjyqtar i Gjykatës së Apelit.
Vendimi për largimin e kreut të KED nga Gjykata e Lartë vjen pas një betejë të gjatë mes tij dhe Presidentit, Ilir Meta, i cili ka kërkuar largimin nga detyra pasi vijonte të ushtronte funksionin pas përfundimit të mandatit në mënyrë të paligjshme. Madje, Presidenti i Republikës e ka akuzuar atë për vendime të njëanshme në favor të qeverisë gjatë proceseve për reformimin e sistemit të drejtësisë.
Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani në një reagim për Euronews Albania mbi vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për ta shkarkuar si anëtar të Gjykatës së Lartë, e cilëson vendimin një “gafë” nga ana juridike.
Z. Dvorani thotë se, materialet që ai ka paraqitur në KLGJ ku argumenton pse duhet të vijojë të mbajë detyrën deri sa të zëvendësohet, nuk janë lexuar nga anëtarët.
“Juridikisht është një gafë e paimagjinueshme, dua të shikoj se çfarë do të katranosin në arsyetim. Dy materiale e mia prej 40 faqesh nuk i kanë lexuar ose s’kanë dëshirë ose janë penguar. Reforma e drejtësisë ka ende rrugë të gjatë për të provuar qëllimin e mirë të saj”, shprehet kreu i KED.
Vendim i KLGJ vjen pas përgjigjes që EURALIUS dhe OPDAT dhanë se nuk mund të japin opinion për këtë çështje por KLGJ duhet të vendosë vetë. Tashmë Gjykata e Lartë mbetet me tre anëtare dhe një nga këta tre anëtarët duhet të zgjedhin kryetarin e ri të saj.
Ardian Dvorani, është emëruar anëtar i Gjykatës së Lartë në shkurt 2005, ndërsa më parë ka kryer dhe funksionin e prokurorit që para rrëzimit të sistemit monist. Mandati i anëtarëve të Gjykatës së Lartë zgjat 9 vjet dhe për rrjedhojë, mandati i z. Dvorani ka përfunduar që prej vitit 2014.
Lexoni gjithashtu:
Përplasja Meta-Dvorani, EURALIUS dhe OPDAT: Japim asistencë, jo opinione
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta