KLGJ shkarkon nga detyra gjyqtarin që kërkonte para dhe favore seksuale

11 Tetor 2021 | 16:52

Gjyqtari i Fierit, Roland Hysi shkarkohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Ky i fundit pranoi kërkesën e inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës.

Pak kohë më parë vetë gjyqtari Hysi, kërkonte favore seksuale dhe një shumë parash ndaj një gruaje, e cila ka qenë palë në një proces që drejtohej prej tij.

Gjyqtari Hysi u dënua në 17 nëntor të 2019 nga ish-Gjykata për Krime të Rënda për Korrupsion me 4.6 vite burg, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai përfitoi ulje dhe u dënua me 3 vite.

Gjithashtu gjykata vendosi t’i heqë gjyqtarit të drejtën e ushtrimit të funksioneve publike për pesë vitet e ardhshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026