Klima zgjedhore, Gerta Meta: Shqiptarët mbajnë mëri me familjen dhe jetën e japin për partitë
Drejtuesja e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, Gerta Meta, tha se klima tërësore e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit ishte e tensionuar dhe partitë nuk kishin përmbajtje në programet elektorale.
Ajo pohoi në “Ilva Now” se tek shqiptarët vihet re një dukuri e çuditshme, kur tha se me familjarët e tyre janë gati të mbajnë mëri të gjata, ndërsa kur vjen puna për partinë e japin edhe jetën.
Këtë logjikë ajo e bazoi tek ngjarja e Elbasanit, ku pas një përplasjeje me armë mbeti i vdekur shtetasi, Pjerin Xhuvani.
“Klima e tensionuar dhe me raste ekstreme, që shkuan deri me humbje jete. Shqiptarët mbajnë mëri të gjata në familjet e tyre dhe kur vjen puna për të dhënë jetën për partitë e japin”, tha ajo.
Ajo kritikoi edhe punonjësit e administratës publike, të cilët sipas znj.Meta morën pjesë masivisht në fushatë në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.
“Administrata ka qenë e tëra në terren dhe ka pasur denoncime në KQZ. Kodi këtë radhë kishte një risi në lidhje me përdorimin e administratës të shkruar shumë qartë, që katër muaj para zgjedhjeve disa aktivitete ishin të ndaluara, por që qeveria dhe eksponentë të qeverisë i kishe në terren dhe nuk i kishe në punë”, shtoi ajo.
Lexoni gjithashtu:
Aleksandër Çipa dhe Ylli Manjani nxjerrin dy gabimet kryesore të opozitës më 25 prill
Çipa: Opozita duhet të jetë e bashkuar përballë pushtetit, loja individuale i dëmton
Ylli Manjani: Meta ka vënë një bast publik, duhet të japë dorëheqjen
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit