Kliton Gërxhani: Të vaksinohen 90 mijë punonjësit në sektorin e turizmit, qeveria të lidhë korridore për sezonin
Kliton Gërxhani, zv.kryetar i shoqatës së Agjencive të Tur-Operatorëve në Shqipëri thotë se qeveria duhet të ndërmarrë disa hapa për të shpëtuar sezonin turistik.
Gjatë një interviste për Euronews Albania, ai u shpreh se ende nuk ka një datë zyrtare për hapjen e sezonit pasi kjo do të varet nga ecuria e vaksinimit dhe pandemia.
Kërkesa kryesore që z. Gërxhani ka për autoritet është që të kryhet brenda muajit maj vaksinimi i të gjithë punonjësve të sektorit të turizmit pasi deri tani Ministria e Shëndetësisë ka nisur vaksinimin vetëm për punonjësit e hoteleve.
“Kemi kërkuar që të gjithë 90 mijë punonjësit e turizmit të vaksinohen të gjithë mundësisht brenda një muaji pasi ndryshe do të jetë një efekt gjysmak. Presim që kjo të bëhet brenda majit pasi pas kësaj mund të kemi dyndje”, tha zv.kryetari i shoqatës së Agjencive të Tur-Operatorëve.
Kliton Gërxhani shprehet se sektori i turizmit është dëmtuar rëndë nga pandemia dhe ndihma ka qenë shumë e vogël.
Ai thotë se deri tani qeveria ka ndërhyrë vetëm për tatim fitimin ndërsa shton se nevojitet ndërhyrje më e thellë pasi “pandemia ka ndryshuar shumë strukturën dhe të bërit turizëm”.
“Duhet patjetër ndihmë, jo vetëm financiare, por edhe ligjore, strukturore janë shumë gjëra që duhen bërë pasi ky është një sektor i dërrmuar, i goditur fort”, deklaroi z. Gërxhani.
Por një nga nevojat më kryesore të sektorit të turizmit, zv.kryetari i shoqatës së Agjencive të Tur-Operatorëve cilësoi ndërhyrjen e qeverisë për të bërë bashkëpunime me vende specifike pasi edhe këtë sezon nuk do të ketë turizëm masiv.
“Ministri i Turizmit apo në nivel kryeministri duhet të bëjnë takime me shtete që kanë nivel infektimi të njëjtë me Shqipërinë, jemi me fat që kemi nivel shumë të ulët infektimi dhe vaksinimi po shkon gjatë në gjysmë milion. Këto informacione duhet përcjell dhe duhen parë tregjet të huaja, kryesisht evropiane ku mund të lidhen korridore, pasi nuk mund të flitet për turizëm masiv, ku hapen dyert për gjithkënd. Nevojitet takime bilaterale, të tërë e bëjnë këtë, do të jemi në konkurrencë me shtete tjera të Mesdheut”, përfundoi z. Gërxhani.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta