Klodi Leka: Protestat, ulërimë e një brezi pa perspektivë. Të rinjtë projektuan vetveten tek fati tragjik i Klodian Rashës
Aktivisti i Organizatës Politike, Klodi Leka tha për gazetare Ilva Tare se protestat e zhvilluar këto ditë nga të rinjtë për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha kanë qenë protesta normale, demokratike, të ngjashme me ato që sipas tij aktualisht po ndodhin në të gjithë botën, ku rinjtë reagojnë për mungesën e shpresës apo perspektivës.
Sipas tij, këta të rinj, që janë grupe komunitare të organizuara në bazë lagjesh projektuan veten e tyre tek fati tragjik i 25-vjeçarit.
“Kjo është ulërima e një brezi pa perspektivë. Protesta sot nuk u shua, protesta sot u shtyp. Kishim ca grupe të rinjsh që kryen një dhunë minimale dhe përgjigjja e policisë ka qene skandaloze, duke nxjerrë gjithë potencialin në rrugë.
Këta janë të rinj që vijnë grumbull, që zbarkojnë nga rrugicat e errëta, rrinë bashkë në lagje, luajnë bashkë futboll, janë grupe komunitare në bazë lagjesh që projektuan vetveten tek fati tragjik i 25-vjeçarit Klodian Rasha. Protestat e dy viteve të fundit janë shtypur përmes dhunës policore”, tha aktivisti i shoqërisë civile.
Ndiqni debatin e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet