KLP i kërkon Manastirliut vaksinimin e prokurorëve, OPGJ-ve dhe stafit të Prokurorive

22 Qershor 2021 | 12:48

Ditën e sotme, kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi i dërgoi një kërkesë ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, për përfshirjen e prokurorëve, anëtarëve të këshillit, oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe stafin administrativ, në listën prioritare për vaksinim.

Në kërkesën e KLP-së theksohet se janë 928 punonjës që duhet të injektohen.

Një ditë më parë nga ana e ministres Manastirliu u njoftua se ka nisur vaksinimi për fashën +50.

Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë u bëri thirrje edhe qytetarëve që kanë marrë dozën e parë, të paraqiten pranë qendrave shëndetësore apo pikave të vaksinimit të përqendruar, për të kryer dozën e dytë të vaksinës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026