KLP kalon Arta Markun prokurore në Apel të Tiranës, hap 28 vende të lira pune në Inspektoriat të Drejtësisë
26 Qershor 2020 |
10:10
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) miratoi të premten caktimin e përkohshëm të 6 prokurorëve me detyra të reja, mes të cilëve edhe ish-kryeprokuroren Arta Marku:
- Arta Marku, ish-Prokurore e Përkohshme Përgjithshme dhe aktualisht prokurore në Shkodër, caktohet prokurore në Gjykatën e Apelit Tiranë.
- Alma Bramo, aktualisht prokurore në Mat caktohet prokurore pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.
- Violeta Shkurta, aktualisht prokurore në Fier, caktohet drejtuese e prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.
- Rita Gjati aktualisht prokurore në Kukës caktohet drejtuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.
- Arben Dyla aktualisht prokuror në Lushnjë, caktohet drejtues i prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë.
- Kreshnik Ajazi aktualisht prokuror në Elbasan caktohet drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
Në mbledhjen, e cila u zhvillua me videokonferencë, iu dha leje për arsye familjare prokurorit Bujar Hoxha, ndërsa u shpallën 28 vende vakante në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë – për më shumë kliko këtu.
Vendet vakante janë për:
- Ndihmës inspektorë (18 vende);
- Sekretar të Përgjithshëm (1 vend);
- Drejtorë të përgjithshëm të zyrave juridike, analizave ligjore, ekonomike (4 vende);
- Përgjegjës sektorësh në burimet njerëzore, çështjet juridike, ekonomike dhe të informacionit (5 vende);
Lajme të Sugjeruara
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta