KLSH: Mësuesit paguajnë vetë transportin, fondet mbeten të bllokuara

20 Janar 2026 | 19:08

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit nxjerr në pah disa probleme që lidhen me mësuesit, sidomos në lidhje me trajnimin profesional dhe shpenzimet e transportit.

Të dhënat tregojnë se, fondet e planifikuara për trajnimin e vazhdueshëm të mësuesve “nuk janë përdorur në mënyrë efektive”, për shkak të vonesave dhe moszhvillimit të procedurave të prokurimit. KLSH thekson se kjo ka sjellë mosrealizimin e aktiviteteve të parashikuara, duke bërë që mësuesit të mos përfitojnë nga programet e trajnimit të planifikuara për rritjen e kapaciteteve profesionale.

Një tjetër çështje i takon shpenzimeve të transportit, veçanërisht për mësuesit që punojnë në zona rurale ose që duhet të lëvizin për të marrë pjesë në trajnime. Fondet për shpenzime mbështetëse “nuk janë disbursuar ose nuk janë përdorur sipas destinacionit”, për shkak të paqartësive administrative dhe mungesës së procedurave të qarta.

Në praktikë, kjo ka bërë që mësuesit të mbulojnë vetë kostot e transportit, ose të mos marrin pjesë fare në trajnime.

KLSH vëren gjithashtu se këto probleme lidhen me dobësi në menaxhimin financiar dhe kontrollin e brendshëm, duke krijuar një hendek mes planeve buxhetore dhe zbatimit real në terren. Sipas raportit, këto mangësi dëmtojnë interesat e mësuesve dhe ndikojnë negativisht në cilësinë e arsimit, pasi kufizojnë përditësimin profesional dhe përdorimin e metodave moderne të mësimdhënies.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026