Klubet anglezet në kërkim të dominancës në Evropë, sot synojnë edhe finalen e Europa League
Pas mbrëmjes së të mërkurës, ku Chelsea siguroi finalen e Champions League kundër Manchester City, futbolli anglez diskuton sot një tjetër mundësi për të dominuar në mënyrë absolute Evropën.
Arsenal dhe Manchester United luajnë ndeshjet e kthimit të gjysmë-finaleve të Europa League. Teksa “Djajtë e Kuq” janë të avantazhuar nga fitorja 6-2 e ndeshjes së parë me Romën, për “Topçinjtë e Londrës” situata është më e vështirë pasi atyre u duhet të përmbysin humbjen 2-1 ndaj Villarrealit.
Nëse Arsenali ia del të kualifikohet atëherë të dy finalet e kompeticioneve madhore të klubeve për Evropën do të jenë mes klubeve angleze, gjë që ka ndodhur më parë në vitin 2019 – Liverpool (2-0) Tottenham në Champions League dhe Chelsea (4-1) Arsenal në Europa League.
Përpara vitit 2019 asnjë vend nuk ia kishte dalë të dërgonte në të gjitha finalet e Evropës skuadra të saj, teksa vetëm Italia kishte mundur t’i fitonte të gjitha trofetë në një vit – viti 1990 kur ishte edhe Kupa e Kupave: Champions League (Milan 1-0 Benfica), Kupa UEFA (Juventus 3-1 Fiorentina) dhe Kupa e Kupave (Sampdoria 2-0 Anderlecht).
Arritja e një tjetër viti me dy finale angleze do të konfirmonte dominancën absolute të futbollit ishullor në Evropë dhe rrëzimin njëherë e mirë të futbollit spanjoll që për të tretin sezon radhazi nuk arrijnë të dërgojnë një skuadër të La Ligës në ndeshjen e fundit – i takon ta thyejë këtë rezultat vetëm Villarrealit.
Gjithçka mbetet për t’u parë mbrëmjen e sotme.
Fakt interesant është se Thomas Tuchel, trajneri gjerman i Chelsea-it, bëhet i pari trajner që dërgon dy skuadra të ndryshme radhazi në finalet e Champions League, ndërsa për Chelsea-in Tuchel është trajneri i tretë zëvendësues në histori që e dërgon skuadrën në finale – në vitin 2008 ishte Avram Grant që zëvendësonte Jose Mourinhon, në vitin 2012 ishte Roberto Di Matteo që zëvendësonte Andre Villas-Boasin ndërsa këtë vit Tuchel zëvendësoi Frank Lampardin.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta