Koalicionet e munguara të 14 shkurtit, të mëdhenj dhe të vegjël presin rezultatet për të bashkëpunuar

18 Janar 2021 | 10:24

Koalicioni parazgjedhor mes PDK-së e Nismës Socialdemokrate nuk u realizua edhe pse nga partia e Fatmir Limajt, deklaruan se ishin të gatshëm, por prisnin ofertë.

“Kam dëgjuar dëshirën e qindra njerëzve që kanë dëshiruar të shohin një front të përbashkët mes PDK dhe Nismës. Ky shans u humb dhe nuk u konkretizua. Na vjen keq”, tha Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate.

Në Partinë Demokratike të Kosovës deklarojnë se është kryesia ajo që vendosi për të shkuar të vetëm në zgjedhjet e 14 shkurtit. Arsyeja sipas tyre është e thjeshtë.

“Nisma Socialdemokrate, siç duket edhe AKR-ja e partitë e tjera janë në shuarje e sipër. Nëse ata kanë menduar se përmes koalicionit parazgjedhor me PDK-në ta shpëtojnë vetën, atëherë kjo ka qenë kalkulim i gabuar. Në fund ne jemi parti politike e garojmë për vota për mbështetjen e qytetarëve”, u shpreh Avni Bytyçi, zëdhënës i PDK-së.

Sidoqoftë, pas zgjedhjeve, situata pritet të ndryshojë. Partitë më të vogla, sikurse AAK-ja, janë të gatshme për koalicione.

“Pas zgjedhjeve nuk kemi vija të kuqe me asnjë subjekt politik për shkak se e dimë se këto vija të kuqe do të pengonin krijimin e institucioneve sepse do të kërkoheshin dy të tretat në Kuvend”, nënvizoi kryetari i AKK-së, Ramush Haradinaj.

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kanë aplikuar 28 subjekte për certifikim. Ato janë 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

Lexoni gjithashtu:

Kandidatët për zgjedhjet e 14 shkurtit, analisti Rashiti: Kanë sfidën e certifikimit, ka edhe emra të rinj

Kosovë, KQZ paditet në gjykatë për verifikimet e votuesve të diasporës

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026