Koalicionet mes subjekteve politike në Kosovë, LDK e AAK të vendosur për të garuar të vetëm në zgjedhje
Sa më shumë po afron data e mundshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare në Kosovë, aq më tepër po qartësohen lëvizjet e partive politike. Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë e prerë në qëndrimet e saj.
“Koalicione po ju njoftoj se nuk do të bëjmë me asnjë subjekt politik. Përveç asaj se si LDK mbesim të hapur që në listën tonë mund të hyjnë përfaqësuesit e ndonjë subjekti të vogël politik, por gjithsesi vetëm me listën e LDK-së”, është shprehur kreu i LDK, Isa Mustafa.
E gatshme më shumë se kurrë për koalicion është Nisma Socialdemokrate. Në partinë e Limajt që në zgjedhjet e një viti më parë, kur me shumë vështirësi kaloi pragun, po bëhen gati për zgjedhje, por një sy e kanë edhe nga Partia Demokratike e Kosovës.
“Ne kemi filluar negociatat, jemi takuar. Nuk kemi asnjë ofertë konkrete dhe i mbetet PDK-së që ta bëjë hapin e saj, nëse është e gatshme t’i bashkojmë këto forca në drejtim të asaj që thash”, ka thënë Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate.
Por tani për tani, një ofertë e tillë nga Partia Demokratike e Kosovës për Nismën, është pak e mundur. Në PDK, e konfirmojnë për Euronews Albania se nuk po merren fare me këtë çështje.
“Partia Demokratike e Kosovës as që është marrë me këtë çështje. Fokusi i PDK-së tani në këtë fazë është te kandidati për kryeministër, prof. Enver Hoxhaj, lista e kandidatëve dhe platforma me të cilën do të garojmë”, shprehet Avni Bytyçi, zëdhënës i PDK-së.
E vetme në zgjedhje pritet të hyjë edhe AAK-ja e Ramush Haradinajt, duke deklaruar se vija të kuqe pas zgjedhjeve për koalicione të mundshme, nuk do të kenë.
“Kemi deklaruar se s’kemi vija të kuqe pas zgjedhjeve, por shkojmë të vetëm në këto zgjedhje, pra shkojmë si AAK”, ka deklaruar Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së.
Me interes pritet sidomos përbërja dhe iniciativa e re politike e Vjosa Osmanit. Këshilltari i saj, Faton Peci, tha se këtë javë kjo iniciativë do të dalë para qytetarëve. Në deklarimet e tij, ai ka lënë të nënkuptohet se Lista e Osmanit do të garojë e vetme, e pas zgjedhjeve do të ketë koalicion me Vetëvendosjen.
Ndërkohë, kjo e fundit do të garojë gjithashtu e vetme në zgjedhje, nëse kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, nuk arrin marrëveshje të garojë me ketë parti, jo si kandidate, por si subjekt politik.
Në krejt këtë situatë, Aleanca Kosova e Re e Behxhet Pacollit ka shprehur hapur interesimin për koalicion, por deri më tani nuk ka marrë asnjë ofertë.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta