Koalicioni kundër ISIS, Xhaçka: Lufta ndaj ekstremizmit të dhunshëm, prioritet i vendit në Këshillin e Sigurimit
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global kundër ISIS (D-ISIS), që u mbajt sot në Romë, nën bashkë-kryesimin e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Ministrisë së Jashtme të Italisë.
Në fjalën e saj, ministrja Xhaçka evidentoi rolin dhe kontributin e Shqipërisë në kuadër të forcimit të paqes dhe sigurisë në botë, si dhe nxitjes së bashkëpunimit dhe zhvillimit.
“Vendi ynë e ka luftën e ekstremizmit të dhunshëm një ndër prioritetet tona gjatë anëtarësisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022-2023”, tha ministrja Xhaçka.
Ajo rikonfirmoi mbështetjen dhe angazhimin e Shqipërisë në rindërtimin e paqes në zonat e konfliktit.
Përfaqësues të lartë të 73 vendeve anëtare në koalicion shprehën angazhim të mëtejshëm, që, në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara dhe me organizata e partnerë të tjerë ndërkombëtarë, të vazhdojnë rritjen e kontributeve humanitare dhe mbështetjen financiare, me qëllim forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në zonat e çliruara dhe parandalimit të ringritjes së ISIS.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta