Koalicioni qeveritar, futja e PDK-së në qeveri, shmang zgjedhjet e parakohshme në Kosovë
Zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, në Kosovë ngritën dy qeveri me kryeministra nga parti të ndryshme. Megjithatë, skena politike ende mbetet e pastabilizuar, me një qeveri që është në kërkim të numrave, që do t’i mundësonin shumicën e cilësuar në Kuvend.
“Pra jemi në ato momente në tentim për të parë nëse mundet të qëndrojë kjo qeveri e cila është e dyta Brenda një viti e krijuar dhe mundësitë që të riformatohet qeveria aktuale me futjen e PDK-së. Pra është po ajo skenë politike që ishte para një viti në përpjekje për të pasur një ekzekutiv stabil”, thotw Zekirja Shabani, analist.
E në këtë situatë, zgjedhjet janë ato që i japin rrugë zgjidhjes së këtij ngërçi, kur Qeveria nuk po arrin t’u japë zë, vendimeve të veta në mungese të numrave. Por jo në këtë kohë, e kjo për një arsye.
“Gjasat janë të vogla, pak për shkak të pandemisë e pak për shkak të asaj që është duke ndodhur tani edhe marrë parasysh ato që fliten për mundësinë që të hyjë edhe PDK-ja në këtë koalicion e që kjo sigurisht do t’ia bënte edhe numrat, e në të njëjtën kohë do t’ia zgjaste jetën edhe qeverisë së Avdullah Hotit”, thotë Kosovë Gjoci, analist.
Në rastin më të keq, presidenti Thaçi mund të akuzohet nga Gjykata Speciale, që do ta shtynte atë të japë dorëheqje. E në rastin më mirë, ai e përfundon mandatin në prill 2021. Në të dy rastet, zgjedhja e pasardhësit të tij do të shkaktonte probleme në skenën politike. Por jo nëse PDK-ja përfshihet në qeveri.
“Pra nuk e shoh që Presidenti do ta çojë vendin në zgjedhje, por e shoh që Presidenti do ta rrisë pazarin e PDK-së”, shton z. Shabani.
Në fakt, përfshirja e PDK-së në qeverinë Hoti, shihet si pika kryesore nëse vendi do të shkojë ose jo në zgjedhje të parakohshme.
“Determinuese për një gjë të tillë do të jetë ajo se a do të bëhet ose jo PDK-ja pjesë e këtij koalicioni. Mendoj se kjo lëvizje e PDK-së dhe vendimi i tyre për t’u bërë pjesë e qeverisë ose jo, do ta determinojë gjithsesi edhe atë se kur do të mbahen zgjedhjet, sa shpejt dhe a do të mbahen shpejt”, shprehet z. Gjoci.
Në deklarimin e fundit, kryetari i LDK-së Isa Mustafa, tha se partia që drejton i ka hequr vijat e kuqe PDK-së. Pro shqyrtimit të kësaj mundësie është deklaruar edhe Bedri Hamza, shef i grupit parlamentar të PDK-së.
Nëse PDK me 24 deputetë hyn në qeveri, atëherë miratimi i ligjeve në Kuvend do të ishte shumë më i lehtë për qeverinë Hoti, e cila nuk po arrin të bëjë 61 vota për miratim as të projektligjeve të rëndësishme.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta