Kodi i veshjes së Merkel, ngjyra e xhaketës tregon tonin e diskutimit në takim
Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë sot Tiranën, por të gjithë do t’i kenë sytë tek ngjyra e xhaketës që ajo do të veshë, nga e cila do të kuptohet toni i diskutimeve të saj.
Merkel vishet gjithmonë në të njëjtin stil, me pantallona të thjeshta, një xhaketë me tre kopsa, një gjerdan dhe këpucë të sheshta.
Ajo që vihet re është se Angela Merkel ndryshon vetëm ngjyrat e xhaketës, në varësi se ku shkon, kë takon atë ditë dhe për çfarë do të diskutojë.
“Sa shumë ngjyra, por i njëjti stil”, shkruhet në një artikull të gazetës ‘The Guardian’.
Merkel shpesh vesh xhaketë të kuqe ose të verdhë për takime “të brendshme” kur është në Gjermani.
Bezhën dhe të bardhën kancelarja gjermane e vesh kur dëshiron të dërgojë një mesazh paqeje. Jeshilja për kancelaren simbolizon optimizmin, qetësinë dhe ekuilibrin.
Ngjyrën blu Merkel e përdor kur biseda bëhet serioze. Ndërsa ngjyra vjollcë është për takime formale.
Nga ana tjetër, kur kancelarja gjermane vishet me të zeza, kjo nënkupton se Merkel ka vendosur t’i japë ultimatume ndonjë vendi tjetër.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta