Kodimi tek të rinjtë, Shqipëria prezanton planin digjital në Samitin Ballkanik

13 Tetor 2021 | 13:55

Perspektiva digjitale e Ballkanit Perëndimor ishte në fokus të samitit të katërt të organizuar në Mal të Zi së fundmi.

Linda Karçanaj, drejtore e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit theksoi nevojën e digjitalizimit të arkivave, platformat online të shërbimeve shtetërore për qytetarët dhe bizneset, si dhe investimin tek aftësimi për të rinjtë.

Sipas Karçanajt, Shqipëria po inicion sfida të reja për digjitalizimin, nga përdorimi i inteligjencës artificiale për shërbime më cilësore, te krijimi i shkollave të kodimit për të rinjtë shqiptarë duke nisur nga viti i ardhshëm ku do nisin 1 mijë të rinjtë e parë.

“Planet tona për avancimin e digital skills në Shqipëri do të fokusohen veçanërisht në zhvillimin e burimeve njerëzore dhe talenteve në kodim, nëpërmjet modelit Boot Camp dhe shkollave të kodimit, nga ku synojme të kemi brenda vitit të ardhshëm 1,000 kodues të rinj dhe 3,000 në vitin 2023. Në fokus kemi gjithashtu ndryshimin e kurrikulës mësimore me përfshirjen e kodimit dhe IT-së që nga klasa e parë me qëllim përhapjen masive të kodimit tek nxënësit.”, tha Karçanaj në Podgoricë.

Në Samit u vlerësua inicitiava e heqjes së Roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe së shpejti e njëjta iniciativë do të ndiqet edhe me vendet e Bashkimit Europian duke krijuar një lehtësi të madhe për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë në BE.

Gjithashtu u nënshkruan dy marrëveshje të reja bashkëpunimi mes vendeve ballkanike për të rritur ndërveprimin digjital.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026