“Koha të kthehem në shtëpi”, Thaçi liron nga detyra ambasadoren e Kosovës në SHBA
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nënshkruar dekretin për tërheqjen e Vlora Çitakut si ambasadore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas dokumenteve të siguruara nga Euronews Albania, mësohet se ka qenë vetë ambasadorja Çitaku, e cila ka kërkuar lirimin nga detyra më 24 shtator.
“Duke shprehur konsideratën më të lartë për ju dhe institucionet e Republikës së Kosovës, përmes kësaj letre kërkoj të lirohem nga detyra si Ambasadore e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet ndër të tjera në letrën e ambasadores Vlora Çitaku drejtuar presidentit të Republikës së Kosovës.
Kjo kërkesë ka vënë menjëherë në lëvizje kreun e shtetit, i cili ka nxjerrë një dekret përmes të cilit ka urdhëruar lirimin nga detyra të ambasadores në SHBA. Dekreti në fjalë është firmosur nga presidenti Thaçi më 2 tetor dhe ka hyrë në fuqi po atë ditë.
“Urdhërohet tërheqja e znj. Vlora Çitaku nga pozita e Ambasadores/Shefes së Misionit diplomatik të Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me seli në Uashington”, thuhet në dekretin e z. Thaçi.
Ambasadorja Vlora Çitaku në këtë letër shkruan se ka qenë nder dhe privilegj, që ka përfaqësuar Kosovën në një prej shteteve, i cili ka investuar shumë në shtetndërtimin dhe konsolidimin e Kosovës.
“Është zyrtare! Pas më shumë se pesë vitesh në Washington DC, erdhi koha që unë të kthehem në shtëpi.Përfaqësimi i Kosovës në SHBA ka qenë nderi i jetës sime.Dua të falënderoj institucionet e Republikës së Kosovës për besimin e dhënë ndaj meje gjatë kësaj kohe”, shkruan Çitaku në “Facebook”.
Me qëllim mbarëvajtjen e misionit diplomatik në SHBA, Presidenti i Kosovës thekson se ambasadorja Çitaku do të qëndrojë në detyrë deri në zëvendësimin e saj.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta