Kokaina në Durrës, pronari i ‘BanaKing’ i dërgoi shkresë autoriteteve për kontroll

4 Nëntor 2022 | 15:52

Në kontejnerët me banane të ‘Banaking’ është sekuestruar kokainë. Mbrëmë në portin e Durrësit u gjetën 33,5 kg lëndë narkotike, të ndara në 31 pako, fshehur në 2 arka.

Në përfundim të operacionit policia arrestoi Petrit Demishaj, punonjës i firmës pritëse dhe 2 punonjës të skanerit në Port. Alban Naziraj, operator skaneri, dhe Artur Sevdaraj, imazhier skaneri, sipas policisë në bashkëpunim me njëri-tjetrin nxorrën të pastër në skaner kontejnerin me drogë.

Blutë shpallën në kërkim dhe presidentin e “BanaKing”, Trifon Murataj, i cili tre ditë më parë ka lajmëruar përmes një shkrese autoritetet ligjësbatuese për kontroll të imtësishëm të kontenierëve, pasi dyshonte se konteineret ku transportonte banana mund të përdoreshin nga grupet kriminale për transportin e drogës nga Amerika Latine.

Në shkresë kompania ka këmbgulur që nuk e merr në dorëzim mallin dhe nuk kryen asnjë veprim çdoganimi pa u kryer kontrolli me qen, fizik dhe i imtësishëm.

Në shkresë autoriteteve u kërkohet që kontenierët edhe të monitorohen në sheshpushim.

Gjithashtu kompania ‘Zico’ sqaron instutucionet se kompania nuk do kryejë asnjë veprim pa pranianë e autoriteteve portale, dhe pa praninë e autoriteteve ligjëzbatuese.

Kontejneri është nisur në 20 shtator nga Porti “Puerto Bolivar” i Ekuadorit, për t’u ndalur 10 ditë më pas në Panama. Destinacioni i radhës ka qenë shteti fqinj, Italia, ku anija ka qëndruar deri më 21 tetor, datë kur është nisur drejt Shqipërisë. Më 28 tetor ajo ka prekur brigjet shqiptare, ndërsa droga u zbulua mbrëmjen e së enjtes.

Një tjetër ngarkesë me 119 kg kokainë është kapur në 30 dhjetor 2021 nga policia, në një kontejner me banane të kompanisë Zico.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë

Nëntë persona janë proceduar penalisht nga policia në Tiranë gjatë një operacioni të quajtur “Illegal trade”. Të proceduarit mësohet se janë administrator ose përfaqësues të...
10:35 | 18/07/2026

U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian

Një egjiptian është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Policia bën me dije se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai dyshohet se organizonte...
10:19 | 18/07/2026

Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së premtes në Korçë, ku një 18-vjeçar mbeti i plagosur pas...
09:56 | 18/07/2026