Kokainë mes bananeve, në kërkim administratori i kompanisë “Alba Exotic Fruit”

14 Korrik 2021 | 16:50

11 kilogramë e 650 gramë kokainë të kapura një ditë më parë në portin e Durrësit u gjetën të fshehura në kontejnerin me banane të kompanisë Alba Exotic Fruit.

Për këtë sasi të sekuestruar, në pranga përfundoi një nga drejtuesit e kësaj kompanie ndërsa u shpall në kërkim, Eduart Dauti pronari i Alba Exotic Fruit që kishte porositur ngarkesën me banane.

Përfshirja e kësaj kompanie në hetime që lidhen me trafikun ndërkombëtar të drogës nuk është e padëgjuar më parë.

Në vitin 2019 po në një kontejner me banane të porositur nga kjo komani, policia greke sekuestroi një ngarkesë prej 137 kg kokainë që si destinacion final kishte portin e Durrësit.

Në atë kohë në këtë operacion ishte e përfshirë dhe DEA amerikane, e cila për të arritur tek porositësit e sasisë së konsiderueshme të kokainës e zëvendësoi atë me thasë me oriz.

Kur ngarkesa me kokainë e thasë të kamufluar si të mbushur me banane mbërriti në tokën shqiptare, personat e përfshirë në trafik nuk u paraqitën në portin e Durrësit, por vetëm pas disa ditësh kur në pranga përfunduan dy persona, ndërsa vijon të jetë në kërkim biznesmeni, Gentian Malindi.

I njëjti itinerar i ndjekur dhe e njëjta mënyrë fshehjeje droge është bërë edhe një ditë më parë, me policinë shqiptare, e cila prej më shumë se 48 orësh mbante në vëzhgim kontejnerin deri në momentin që përfaqësues të kompanisë Alba Exotic Fruit bënë tërheqjen në portin e Durrësit.

Alba Exotic Fruit është një kompani, e cila jo pak herë është akuzuar për veprimtari të dyshimtë nisur dhe nga dy ngarkesat e kapura në dy kontejnerë të porositura nga Ekuadori.

Kompania në fjalë, me seli në Tiranë ushtron aktivitetin në tregun shqiptar që prej vitit 2011.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026