Kokainë në kontejnerët me banane të ‘Alba Exotic Fruit’ për herë të gjashtë
Në kontejnerët e ngarkuar me banane të kompanisë “Alba Exotic Fruit” është gjetur sërish një sasi e konsiderueshme kokaine.
Bëhet fjalë për një sasi prej 10 kilogramë e 185 gramë kokainë, të gjetur te kapakët e motorëve frigoriferikë të 2 kontejnerëve, njoftoi policia.
Kokaina u gjet kur kontejnerët ishin në portin e Durrësit, të ardhur nga Ekuadori.
Kjo është sasia e gjashtë e ngarkesës me kokainë që i kapet kësaj firme, pronari i të cilës, Eduart Dauti vijon të jetë i shpallur në kërkim, ndërsa administratori i saj është arrestuar më 13 korrik të këtij viti. Deri tani janë rreth 40 kg të sekuestruara në kontejnerët e kësaj kompanie.
Policia e Portit të Durrësit dhe Drejtoria Hetimore e Policisë Kriminale po kryejnë herimet nën drejtimin e SPAK-ut.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta