Kolaudimi i automjeteve njëherë në dy vjet kërkon ndryshimin e Kodit Rrugor

4 Dhjetor 2020 | 15:30

Në vitin 2019 zyrtarisht në Shqipëri qarkulluan 626 mijë automjete. Burime zyrtare nga kompania koncesionare SGS i thanë Euronews Albania se mbi 160 mijë automjete nuk kaluan kontrollin e parë teknik duke u rikthyer për ri-kontroll.

E thënë ndryshe 25% e numrit total të flotës së automjeteve ose ¼ e tyre “ngelën”. Ndërkohë me përfundimin e koncesionit, i cilësuar absurd nga qeveria aktuale, ky shërbim do t’i kthehet shtetit duke filluar nga janari.

Teknikalitetet ende nuk janë bërë me dije, por kalimi i kolaudimit për mjetet e përdorura një herë në dy vjet bie ndesh me Kodin Rrugor.  

Zyrtarë të policisë rrugore thanë për Euronews Albania se për këtë duhet ndërhyrë në ndryshimin e kodit ndërsa ekspertët e sigurisë rrugore janë të ndarë në mendime sa i takon periudhës së kontrollit një herë në dy vjet.

Për disa kjo është një praktikë e njohur në shumicën e vendeve europiane ku dëshiron të aderojë edhe Shqipëria, ndërsa të tjerë e shikojnë me skepticizëm për shkak të flotës së vjetër të automjeteve në Shqipëri dhe mungesës së kulturës nga ana e drejtuesve të automjeteve për t’i mirëmbajtur ato.

Ndërkohë, qeveria ka lajmëruar se tarifat aktuale nuk do të rriten, megjithëse afati i vlefshmërisë se kontrollit teknik do të zgjatet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026