Koleksionistja Reijna Kulla zbulon paratë dhe objektet e vjetra

19 Shkurt 2022 | 20:40

Reijna Kulla Çystri është ka pasion për të koleksionuar gjërat e vjetra, të cilat marrin vlerë kur koha kalon.

Sot ajo ka një koleksion të pasur me monedha të vjetra, pulla dhe objekte që janë përdorur dikur në familjen e saj.

Një pjesë të gjërave me vlerë ajo i ruan në një valixhe. Disa prej tyre të trashëguara, disa të blera në vende jo të zakonshme.

“Jam shumë kërkuese ndaj gjërave të vjetra, Kam një pasion shumë të madh për të koleksionuar çdo gjë të mundshme, që i përket kohës së kaluar. Duke biseduar me njerëz të tjerë që janë koleksionistë të tjerë kemi rënë në kontakt. Disa i kam gjetur nëpërmjet bankës Shqiptare dhe disa nëpërmjet personave që shesin libra të vjetër dhe disa i kam dhe prej familjes time, tashëgimi. Nga familja ime kam trashëgimi kam një kartëmonedhë të kohës së Zogut dhe një konedhe frangë ari.

Mes kaq shumë parave që janë përdorur në kohëra të ndryshme, Reijna ndan vetëm një nga koleksionet e saj të monedhave si më të preferuarin.

“Koleksioni i vitit ’57 që për mua është një nga më interesantit dhe një nga më të bukurit edhe në pamje. Kjo është marrë prej bankës së Shqipërisë. Për atë kohë më duken shumë më cilësore dhe të mira dhe këtë shoh ndryshim, gjej shumë cilësi në ato vite me ato mjete dhe me ato mjete që kanë qenë. Tani gjej shumë sasi por shumë pak cilësi”, tha ajo.

Vlera e çdo koleksioni rritet me kalimin e viteve dhe këtu qëndron përfitimi më i madh i tyre.

Por çdo investim i hedhur nga Reijna për të pasuruar koleksionin e saj, nuk ka të bëjë me tendencën për shitje me një çmim marramendës, por t’ua trashëguar fëmijëve.

“I ruaj shumë dhe mendoj t’ua trashëgoj fëmijëve. Ta kenë si trashëgimi kulturore, sepse këto janë dhe gjëra edukative që mbartin një trashëgimi brenda”, tha Reijna.

Edhe me monedhat, Reijnës i kthehen shumë kujtime nga fëmijëria.

Po të rrëmojmë në Valixhën me vlera të Reijnës do të gjejmë edhe shumë pulla të prodhuara në vite nga Posta Shqiptare, për të cilat Reijna tregon që shumë prej tyre i blerë me çmim të lartë.

Veç pullave, Reijna që e vogël ka nisur të koleksionoje edhe pullat e makinave.

Reijna, pasionin më të madh të ruajtjes së gjërave e ka marrë nga i ati, të cilin ajo e kujton me mall nëpërmjet disa sendeve personale që i ruan me shumë fanatizëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026