Kombëtaret me sytë nga shorti i Botërorit, hidhet pasditen e sotme

5 Dhjetor 2025 | 09:02

Pasditen e kësaj të premte skuadrat e kualifikuara në Kupën e Botës do të njohin kundërshtarët e fazës së grupeve. Deri më tani janë kualifikuar 42 përfaqësuese, ndërsa 6 të tjera do tu bashkohen pas Plej-Ofit.

Uashingtoni pret pasditen e sotme një event tepër të rëndësishëm për Kupën e Botës të vitit të ardhshëm dhe bëhet fjalë për shortin, që do të zbardhë dinamikën e fazës së grupeve, ndërsa 42 skuadrat e kualifikuara deri më tani do të njohin kundërshtarët. Kujtojmë që në këtë kupë bote si asnjëherë më parë do të marrin pjesë 48 e skuadra, 6 të cilat do të kualifikohen pasi të ketë përfunduar faza Play-Off që luhet marsin e 2026-ës, ku një prej pjesëmarrëseve është edhe Shqipëria.

Sa i përket shortit ai do të nisë në orën 18 të pasdites, ku të 48 skuadrat janë të ndara në 4 vazo sipas renditjes së fundit të publikuar nga FIFA në muajin nëntor, duke përfshirë këtu dhe fituesit e mundshëm të Play-Off.

Në total do të jenë 12 grupe me nga 4 skuadra secili, ku në përfundim të kësaj faze do të kalojnë më tej 2 vendet e para të secilit grup dhe 8 ekipet më të mira të vendeve të treta, që janë në total 32 përfaqësuese. Shorti në fjalë pritet me interes të jashtëzakonshëm dhe do të jenë të pranishëm jo vetëm personalitete të futbollit, por dhe sporteve të ndryshme.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026