Kombëtarja Angleze siguron lejen, përfaqësuesja e ”Tre Luanëve” do të udhëtojë drejt Shqipërisë
Federata Angleze e Futbollit ka siguruar një leje të posaçme për të udhëtuar drejt Shqipërisë për ndeshjen kualifikuese të kampionatit botëror e programuar për të zhvilluar në muajin mars. Mediat angleze kanë raportuar se është marrë një leje e posaçme në mënyrë që përfaqësuesja e “Tre Luanëve” të mbërrijë në Tiranë, për takimin që do të luhet në datën 28 mars.
Nëse leja nuk do ishte siguruar nga Federata Angleze e Futbollit ndeshja do të luhej në një vend tjetër, siç po ndodh edhe me skuadrat angleze, që luajnë në kompeticionet ndërkombëtare.
Kjo sfidë është programuar të luhet në stadiumi “Air Albania”, por mbetet për tu parë nëse do jetë ky impiantinti që do e presë këtë ndeshje, pasi prej pak javës stadiumi kombëtar është kthyer në një pikë vaksinimi kundër corononavirusit.
Për shkak të rrezikut të përhapjes së versionit britanik të coronavirus, Shqipëria ka vendosur kusht izolimin për personat që udhëtojnë nga vendet e Britanisë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta