Kombëtarja e Spanjës mbërrin në Kosovë

7 Shtator 2021 | 15:37

Spanja do të jetë rivali i radhës për Kosovën në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

“Furia e Kuqe” ka mbërritur në Prishtinë ku është akomoduar në njërin prej hoteleve në qendër të qytetit.

Pasditen e sotme, trajneri i Spanjës Luis Enrique do të zhvillojë një konferencë për media në sallën e konferencave në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa nga ora 19:00 do të zhvillohet stërvitja në stadiumin e kryeqytetit.

Kombëtarja e Kosovës renditet e treta në grupin B me katër pikë, pas Spanjës dhe Suedisë. Përballja e Kosovës dhe Spanjës do të zhvillohet të mërkurën në orën 20:45.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026